Starova vërejtje Longos: Kukësi ka 10 vite ekip elite

Futboll

Starova vërejtje Longos: Kukësi ka 10 vite ekip elite

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 12:44
Starova vërejtje Longos: Kukësi ka 10 vite ekip elite

Sulejman Starova ka thënë në studion e emisionit “Skaner“ në “MCN TV“ se Kukësi është një ekip që prej një dekade ka marrë statusin e një skuadre elitare. Për këtë arsye deklaratat e Longos për të ulur entuziasmin dhe për të hequ titullin kampion nga fjalori nuk duken të drejta.

“Në kampionatet e huaja ndeshjet e forta dalin barazim. Sepse janë diferencat të vogla.

Është logjike çdo gjë.

Vërejtja jonë për Kukësin, që ia kemi thënë edhe trajnerit kur e kemi pasur në studio që je një skuadër për të dalë kampion, ai e uli pak dozën.

Atij i falet se është i ri në kampionatin tonë dhe e bëri Kukësin si të jetë skuadër e një niveli të mesëm, si të pretendojë Egnatia. Në një kohë kur Kukësi ka 8-10 vite që është skuadër e elitës. Ia thamë në sy trajnerit të Kukësit që shiko se nuk ke informacion të plotë, por Kukësi ka 10 vite skuadër elite”, ka thënë Starova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat