Juventus po mendon të ofrojë brazilianin

Futboll

Juventus po mendon të ofrojë brazilianin

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 13:27
Juventus po mendon të ofrojë brazilianin

Juventus dhe Lazio po mendojnë të bashkëpunojnë me njëri tjetrin për të këmbyer lojtarë.

Juventus po mendon të ofrojë brazilianin Arthur për të marrë spanjollin Luis Alberto të Lazios.

Arthur nuk ka minuta në dispozicion nga Allegri dhe nga tekniku italian nuk konsiderohet më pjesë e ekipit. I ardhur me shumë bujë nga Barcelona, Arthur nuk ka shkëlqyer kurrë.

Për Luis Alberton është e njëjta gjë. Spanjolli ka shkëlqyer me Lazion vitet e para por tashmë me ardhjen e Sarrit nuk ka më vend për të si titullar. Lazio duket e gatshme të pranojë shkëmbimin midis dy fantazistëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat