Arsenali ia heq shiritin

Futboll

Arsenali ia heq shiritin

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 13:28
Arsenali ia heq shiritin

Arsenal ka njoftuar se sulmuesi gabonez Pierry-Emerick Aubameyang nuk do të jetë më kapiten i skuadrës pas problemeve me disiplinë dhe mos respektimit e rregullave të klubit, raporton Insporti.com.

Klubi anglez po ashtu ka vendosur se Aubameyang nuk do të ftohet për ndeshjen kundër West Ham United, që do të zhvillohet nesër mbrëma në Emirates Stadium.

Aubameyang po ashtu mungoi në fitoren e Arsenalit në vikendin e kaluar kundër Southamptonit.

Trajneri spanjoll Mikel Arteta në orën 14:30 do të mbajë konferencën për medie para ndeshjes me West Ham.

Arsenal dy sezone më parë ia kishte hequr shiritin e kapitenit mesfushorit shqiptar, Granit Xhakës për t’ia dhuruar Aubameyangit.

Sipas medieve angleze, Xhaka ose mesfushori norvegjez Martin Odegaard pritet të marrin shiritin e kapitenit.

Ylli gabonez sezonin e kaluar vazhdoi kontratën me ish-kampionin anglez dhe ka një pagë rreth 400 mijë euro në javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat