Sporti i Kosovës pasurohet edhe me një klub 

Futboll

Sporti i Kosovës pasurohet edhe me një klub 

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 18:27
Sporti i Kosovës pasurohet edhe me një klub 

Më qytetin e Therandës është themeluar një klub i ri sportiv. Është themeluar klubi i futsallit “!3 Qershori”. 

“Duke e ditur se në qytetin tonë të Suharekës, frymon sporti dhe njëkohësisht këtij qyteti i mungon futsalli (futbolli i vogël), sport ky shumë atraktiv, i cili është shumë i popullarizuar në Kosovë dhe kudo, atëherë kemi menduar që të themelojmë këtë klub duke ia shtuar hijeshin edhe më shumë sportit suharekas.

Është themeluar me 07.12.2021 në Suharekë, duke u bërë  klubi i parë në histori të kësaj komune.

Klubi ynë do të filloj garat zyrtare në Shtator te vitit 2022 ne Ligën e Parë.

Vizioni ynë është që një ditë të marrim pjesë në gara Evropiane dhe ta bëjmë krenar qytetin tonë të bukur duke i sjellur trofe e bashkë me to edhe festë.

Kërkojmë mbështetje morale nga të gjithë dashamirët e këtij sporti si dhe nga qytetarët tjerë të komunës sonë në veçanti nga tifo grupi ‘’Xhebrailat’’dhe nga të gjitha klubet tjera të qytetit tonë.

Falënderojmë Drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, që na pranoi në familjen sportive të Suharekës”, njofton FC 13 Qershori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat