Batatina: Dua të shkruaj edhe një datë historike 

Futboll

Batatina: Dua të shkruaj edhe një datë historike 

Nga: K. Goca Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 19:23
Batatina: Dua të shkruaj edhe një datë historike 

Kryetrajneri i Llapit nga Podujeva, Tahir Batatina, si gjithnjë përkujdeset për ndonjë deklaratë të fuqishme. 

Kësaj radhe ka marrë shembull ish trajneri e klasit botëror, Sir Alex Fergusoin.

 “Sir Alex Ferguson në vitin 2000 kur mori nofkën SIR nga Mbretëresha e Anglisë:  Futbolli është i bukur sepse nuk njeh kombësi e politikë.

Futbolli bashkon njerëzit e bardhë apo të zi,  bashkon shtetet që janë armike mes tyre por futboll luajnë.

Paqja më e madhe sot është futbolli dhe shpresoj që kjo të jetë edhe për shumë shekuj me
radhë’. Forca Llapi. 

Dua të shkruaj edhe një datë historike dhe pastaj të jem i qetë përgjatë gjithë karrierës sime”, ka shkruar Batatina duke bërë me dije se tani i mungon edhe titullin i kampionit, pasi që Kupën dhe Superkupën e Kosovës e ka në vitrinat e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat