Dortmundi do të kërkojë këndelljen

Futboll

Dortmundi do të kërkojë këndelljen

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 11:47
Dortmundi do të kërkojë këndelljen

Bundesliga gjermane vazhdon sot me ndeshje në kuadër të xhiros së 16, ku do të kemi disa përballje tejet interesante.

Ndeshja hapëse e programit të sotëm do të zhvillohet nga ora 18:30, ku skuadra e Borussia Monchengladbach pret në shtëpi Eintracht Frankfurtin.

Ndërkaq, Borussia Dortmundi do të kërkojë këndelljen pas një humbjeje dhe një barazimi, ku zhvillon ndeshje si vendase kundër Greuther Furth.

Momentalisht, Bayerni kryeson tabelën pas 17 ndeshjeve të zhvilluara ku ka arkëtuar 40 pikë, nëntë sosh më shumë se vendi i dytë Borussia Dortmund, kurse Top 4 e mbyllin Bayer Leverkusen me 27 pikë dhe Hoffenheim me 26 sosh.

Fundin e tabelës e zënë tre skuadrat si Augsburg me 16 pikë, Arminia Bielefeld me 13 sosh dhe Greuther Furth që ka vetëm katër pikë të tubuara.

Programin e plotë të ndeshjeve e gjeni më poshtë:

18:30 Borussia Monchengladbach – Eintracht Frankfurt

20:30 Augsburg – RB Leipzig

20:30 Bayer Leverkusen – Hoffenheim

20:30 Borussia Dortmund – Greuther Furth

20:30 Union Berlin – Freiburg

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat