Shtyhen bisedat e janarit!

Futboll

Shtyhen bisedat e janarit!

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 12:46
Shtyhen bisedat e janarit!

Real Madrid është gati të pezullojë negociatat me Kilian Mbape, deri në mars, si një gjest vullneti i mirë për Paris Sen Zhermenin. Gjigantët spanjollë nuk e kanë fshehur ndjekjen e tyre për objektivin numër 1 Mbappe dhe me kontratën e tij me PSZH që skadon në fund të sezonit, ka besim në rritje te Real Madrid se ai do të luajë për ta sezonin e ardhshëm.

Por pasi do të përballen në short së bashku në 1/8 e Ligës së Kampionëve, gazeta spanjolle ‘Diario AS’ ka raportuar se Real Madridi është gati të qetësojë bisedimet me Mbappe deri pas ndeshjes së dytë.

Skuadra e Karlo Ançelottit do të udhëtojë në Paris për ndeshjen e parë më 15 shkurt dhe më pas do të kthehet në Spanjë për ndeshjen e dytë më 9 mars në “Santiago Bernabeu”. Nga respekti për PSHZH-në, të cilët vetë nuk kanë hequr dorë nga shpresa për të bindur Mbappe për të qëndruar, Real Madrid thuhet se është gati të vendosë ‘frena’ në negociatat me sulmuesin yll deri në zgjidhjen pas këtij raundi.

Raportet në Francë thonë se PSZH ka rifilluar negociatat e saj me Mbappe, por deri më tani nuk ka bërë asnjë përparim drejt një rinovimi. Real Madridi ishte i përgatitur të shpenzonte deri në 197 milionë funte për të nënshkruar me 22-vjeçarin në merkaton e verës, por sërish PSZH-ja refuzoi ta shesë pasi po përpiqet të mbajë yllin e tyre.

‘Une nuk e di. Sot më duhet të gjej kohë. Nuk eshte e lehte. Sido që të jetë, unë do të luaj për një klub të madh.

Në fillim isha i zhgënjyer [që nuk u largova]. Por mirë, unë nuk jam në divizionin e tretë, jam në një klub që dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve. Unë jam parizien, kam familjen time, ndihem mirë, e kam thënë gjithmonë. Unë thjesht doja të zbuloja diçka tjetër”, tha Mbappe së fundmi për ‘Amazon Prime’,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat