Chelsea gati të paguajë 60 milionë euro për yllin e Villarrealit

Futboll

Chelsea gati të paguajë 60 milionë euro për yllin e Villarrealit

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Chelsea ka shprehur interesim për yllin e Villarrealit, Arnaut Danjuma.

Holandezi ka shkëlqyer në kohëve të fundit te klubi spanjoll dhe Fabrizio Romano para disa ditëve bëri me dije që Liverpool është admirues i madh.

Sipas Fichajes, Chelsea është gati të rivalizojë Liverpoolin dhe të paguajë 60 milionë euro për 24-vjeçarin.

“Reds” kanë nevojë për një sulmues pasi dyshja Mohamed Salah dhe Sadio Mane do t’iu mungojnë për një muaj, shkak i pjesëmarrjes në Ligën e Kombeve të Afrikës.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Villarreal është i hapur për shitjen e sulmuesit, por assesi nëse nuk paguhet vlera e 60 milionë eurove

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat