Lilaj: Ende nuk e kam përfunduar me Prishtinën

Futboll

Lilaj: Ende nuk e kam përfunduar me Prishtinën

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 11:31
Lilaj: Ende nuk e kam përfunduar me Prishtinën

Sabien Lilaj pritet të jetë përforcimi i parë i Dinamo Tiranës në afatin kalimtar të janarit.

“Panorama Sport” zbulon se ka një marrëveshje në parim mes klubit kryeqytetas dhe futbollistit, i cili së fundmi ka te FC Prishtina.

Pritet vetëm që të përcaktohen disa detaje të fundit dhe kjo do të ndodhë sapo Lilaj të dalë i lirë nga klubi i Prishtinës, ku ka pasur probleme financiare gjatë periudhës së fundit.

Lojtari ka kërkuar largimin, sepse ka disa muaj që nuk paguhet, ndërkohë që te Dinamo mezi e presin, duke ditur që në mesfushë kanë probleme të mëdha.

Sigurisht, palët do të takohen sërish për të qartësuar akordin e tyre përfundimtar dhe Lilaj mund të nisë menjëherë stërvitjen me blutë, ndoshta që pa u mbyllur viti 2021.

Lilaj, i kontaktuar nga gazeta, nuk ka dashur të thotë shumë gjëra, sepse më parë duhet të mbyllë çështjen e dokumentacionit me Prishtinën. “Nuk mund të flas shumë për momentin, nuk kam vendosur përfundimisht, por së pari duhet të mbyll gjithçka me Prishtinën. Dua të përqendrohem në Tiranë dhe Dinamo është një ide”, është shprehur shkurt Lilaj për gazetën.

Në futbollin shqiptar Lilaj ka veshur fanellën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat