Interi dhe Eriksen vendosin të ndajnë rrugët

Futboll

Interi dhe Eriksen vendosin të ndajnë rrugët

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 10:56
Christian Eriksen

Kampioni italian Inter dhe mesfushori danez Christian Eriksen kanë vendosur që të ndajnë rrugët mes vete, pasi që të dy palët me marrëveshje të dyanshme kanë shkëputur kontratën aktuale.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari i njohur italian Fabrizio Romano, ku pritet të bëhet zyrtare së shpejti edhe nga klubi dhe vetë lojtari.

Eriksenit nuk i lejohet që të ushtrojë profesionin e tij në Itali, respektivisht në Serie A, për shkak se kjo e fundit nuk lejon që lojtarët me pajisje në zemër të luajnë futboll.

Në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian Euro 2020 mes Danimarkës e Finlandës, Eriksen kishte humbur ndjenjat gjatë ndeshjes, ku më pas pësoi arrest kardiak në fushë.

Si pasojë e kësaj, Eriksen tani mban në zemër një pajisje e cila rregullon dhe mban në nivel rrahjet e tij të zemrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat