Milani nuk kursen fjalët e bukura për Eriksen

Futboll

Milani nuk kursen fjalët e bukura për Eriksen

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 19:12
Milani nuk kursen fjalët e bukura për Eriksen

Sot ka përfunduar aventura e Christian Eriksen me Interin. Kampionët e Italisë, nëpërmjet një komunikate zyrtare, kanë lajmëruar ndërprerjen e bashkëpunimit me mesfushorin danez.

29-vjeçari ka vendosur një debrifilator për shkak të problemeve në zemër, por në Itali nuk lejohet të luajë në kushte të tilla. Eriksen pësoi një arrest kardiak në takimin e Euro 2020 mes Danimarkës dhe Finlandës.

Pas lajmit të largimit nga Interi, Eriksen ka marrë mesazhe të shumta edhe nga kundërshtarët. Milani nuk i ka kursyer fjalët e bukura për fantazistin nordik, të cilin e ka përshëndetur me anë të një postimi në Twitter.

“I urojmë Christianit më të mirën për të ardhmen, mëkat që humbasim një njeri dhe kundërshtar të madh”, lexohet në komunikatën zyrtare të kuqezinjve.

Ndërkohë, Stefano Pioli ka marrë një lajm të mirë nga infermieria. Milani luan të dielën në “San Siro” kundër Napolit dhe trajneri i “Djallit” mund të bazohet edhe te shërbimet e Oliver Giroud.

Sulmuesi francez qëndron jashtë prej datës 24 nëntor, por ia ka dalë të lërë pas krahëve problemet fizike dhe do e nisë nga stoli takimin kundër ekipit të Luciano Spallettit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat