Krisje me Ronaldon

Futboll

Krisje me Ronaldon

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 11:37
Krisje me Ronaldon

Manchester Utd mund të ketë pësuar krisjen e parë në dhomat e zhveshjes pas rikthimit të Cristiano Ronaldos.

I pakënaquri në fjalë është Mejzon Grinud, sulmuesi i talentuar i “Djajve”.

I vlerësuar si një prej lojtarëve me më shumë potencial, ai është ankuar se koha e kufizuar në fushë këtë sezon për të vjen për shkak të prezencës së sulmuesit portugez.

Sipas “El Nacional”, Grinud është i mërzitur me minutat e tij në “Old Trafford” dhe faktin që CR7 është gjithnjë titullar.

“El Nacional” këmbëngul më tej se 20-vjeçari nuk është i lumtur me mënyrën se si 36-vjeçari fitoi kontrollin e dhomës së zhveshjes aq shpejt pasi u rikthye në klub. Nëse situata nuk do të ndryshojë ai mund të marrë parasysh edhe largimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat