Verratti: Njerëzit mendojnë se është e lehtë, por e kanë gabim…

Futboll

Verratti: Njerëzit mendojnë se është e lehtë, por e kanë gabim…

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 07:08
Marco Verratti

Në një intervistë të dhënë për kanalet zyrtare të PSG-së, Marco Verratti ka folur për pjesën e parë të sezonit që e shikon skuadrën e  tij dominuese në kampionat dhe të kualifikuar në 1/8-at e Champions League.

“Bilanci i kësaj pjese të parë të sezonit është sigurisht pozitiv.  Jemi të parë në kampionat dhe kemi një avantazh të madh. Vitin e kaluar ka fituar Lille dhe ne edimë se nuk do të jetë e lehtë”, ka thënë mesfushori.

“Njerëzit mendojnë se është e lehtë në Ligue 1, por nuk është kështu. Ka skuadra të forta që luajnë në Kupat e Europës. mendoj se kampionati francez është i vështirë si të tjerët.

“Mund të bëjmë më mirë dhe e dimë, por besoj se duhet të jemi të kënaqur për atë që kemi bërë në këtë pjesë të parë të sezonit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat