Partizani ka pasur luhatje të mëdha

Futboll

Partizani ka pasur luhatje të mëdha

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 12:31
Partizani ka pasur luhatje të mëdha

Partizani ka pasur luhatje të mëdha këtë sezon.

Faza e parë nisi me gabime të shumta individuale për të kuqtë, të cilat i kushtuan këtyre të fundit shumë pikë të lëna pas.

Kryeqytetasit kanë dhënë shkëndija pozitive përgjatë kampionatit, por pa mundur të ruajnë vazhdimësinë në rezultate. Shumë ndeshje janë parë si pika kthese për Partizanin, por tani duket se ka ardhur momenti për të prekur atë të vërtetën.

Ekipin e Ilir Dajës e presin dy sfida thelbësore për këtë vit kalendarik, teksa përballen me dy skuadrat që prijnë tabelën e klasifikimit. Sot të kuqtë masin forcën me Kukësin dhe një fitore me ta hap përsëri lu.ftën e Partizanit për titullin kampion. Kryeqytetasit do të grumbullonin kështu 21 pikë, vetëm 3 më pak se verilindorët dhe vetëm dy më pak se sa kishin arritur të grumbullonin sezonin e shkuar pas 14 javëve.

Një tre pikësh kundër ekipit të Longos do sillte edhe një motivim më të madh kampin e kuq, teksa rivali i radhës për ta do të ishte Tirana. Derbi do të merrte një rëndësi tjetër dhe padyshim do e shtonte urinë e Partizanit për fitore. Në fund të fundit një tre pikësh në derbi vlen dyfish. Distancat me kreun do të zbreheshin dhe titulli nuk do të ishte një mision i pamundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat