Taipi: Ja çfarë i thashë vëllait

Futboll

Taipi: Ja çfarë i thashë vëllait

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 19:33
Taipi: Ja çfarë i thashë vëllait

Kukësi fitoi me përmbysje ndaj Partizanit 2-1 në një ndeshje me shumë të papritura.

Në përfundim të sfidës ka folur dhe autori i golit të dytë Gjelbrim Taipi. Për mikrofonat e “Super Sport” ai u shpreh i lumtur për fitoren e skuadrës së tij.

“Normalisht u futëm të gjithë në dhomë për të festuar, sa mbaroi festimi kërkova trajnerin dhe dikush më tha që është poshtë. Trajneri ishte mjaft i emocionuar, edhe ne ishim, e kam thënë çdo herë që ndeshja me Partizani, që është ekip që të sjell probleme. Ka eksperiencë në kampionatin shqiptar dhe është ekip i mirë.”

“Në ka dhembur humbja ndaj Laçit, pas minutën 20 dominuam ndeshjen por ishim të pafat e lamë tre piket, ndërsa në ndeshjen ndaj  Teutës na u anuluan dy gola. Basha nuk shënoi me portën bosh. Ekipi ishte përgatitur për fitore, treguam karakter sepse e kthyem ndeshjen në pjesën e dytë.”

Takimi me vëllain

“Erdhi në mëngjes Shqiprimi për ta takuar dhe i thashë mbrëmë kam fjetur më i qetë, sepse është një përgjegjësi kur e nis ndeshjen si titullar. Unë si vëllai më i madh kujdesem shumë për të, i thashë që mbrëmë kam fjetur më rehat dhe i thashë që po shënova goli është për ty. Golin ja dedikoj Shqiprimit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat