Bilbao përmbys Betisin

Futboll

Bilbao përmbys Betisin

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 20:18
Bilbao përmbys Betisin

Atheltic Bilbao i kthehet suksesit në “San Mames”, aty ku në tri sfidat e fundit ishte mundur dy herë dhe kishte barazuar në një rast. Skuadra baske iu imponua 3-2 Betisit të Sevilles, që ndërpret një seri prej katër fitoresh radhazi në LaLiga.

Inaki Williams shënoi që në minutën e dytë, pasi u shërbye nga Munianin. Futbollistët e Betisit reaguan shumë shpejt, duke barazuar vetëm pas katër minutave lojë me Juanmi.

Pjesa e dytë nisi me një tjetër gol për andaluzianët, që mban firmën e Fekir, por Inaki Williams nuk i kishte mbyllur llogaritë me kundërshtarët, duke barazuar rezultatin në 2-2 në të 72-tën.

Një minutë para përfundimit të kohës së rregullt shënoi golin e përmbysjes së madhe de Marcos, që ngriti peshë tifozët në “San Mames”. Betisi, pavarësisht kësaj disfate, mbetet në vendin e tretë me 33 pikë, ndërsa Athletic Bilbao ngjitet në vendin e nëntë me 24 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat