Bayern Munchen po ndjek sulmuesin e Leeds, Raphinha

Futboll

Bayern Munchen po ndjek sulmuesin e Leeds, Raphinha

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 13:37
Bayern Munchen po ndjek sulmuesin e Leeds, Raphinha

Bayern Munchen është duke e vëzhguar sulmuesin anësor të Leeds United, Raphinha.

Reprezentuesi brazilian ka qenë një nga historitë e pakta të sukessit të Leeds në një sezon të vështirë deri më tani.

Raphinha, tani një zgjedhje e parë për trajnerin e Brazilit, Tite është në radarin e disa skuadrave të mëdha evropiane.

Sipas “TMW” në mesin e skuadrave të interesuara është edhe Bayern Munchen.

Është sugjeruar se Raphinha është duke u konsideruar pasi Kingsley Coman vazhdon të ngec në bisedimet për kushtet mbi kontratën e tij të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat