Xavi justifikon gabimet e Ter Stegenit

Futboll

Xavi justifikon gabimet e Ter Stegenit

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 00:35
Ter Stegen

Xavi Hernandez i ka dalë në mbrojtje portierit të skuadrës së tij, Marc-Andre Ter Stegen, lidhur me gabimet e fundit nga portieri.

Ter Stegen ka qenë cak i shumë kritikave këtë sezon, pasi prodhoi disa gabime që çuan direkt në gol.

Përkundër kritikëve, Xavi konsideron se gjermani është pjesë fundamentale e skuadrës dhe përkushtimi i tij është i shkëlqyer.

“Për ne, Marc është fundamental. Përkushtimi dhe dedikimi i tij është i shkëlqyer. Ka kohë kur ka gabime, por duhet përmirësuar dhe ai e di këtë, por loja e tij me këmbë është e shkëlqyer”, ka thënë Xavi.

“Nuk ka debat, ai është një nga më të mirët në botë dhe duhet përmirësuar”, shtoi spanjolli.

Ter Stegen është me skuadrën e Barcelonës që nga viti 2014, kur kalonte nga Monchengladbach dhe që atëherë nuk ka dyshim se ka gjetur vetën si një nga më të mirët në botë në pozitën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat