Vuan mungesat e shumta ndaj Skënderbeut

Futboll

Vuan mungesat e shumta ndaj Skënderbeut

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 13:30
Vuan mungesat e shumta ndaj Skënderbeut

Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi ka dalë në konferencë për shtyp teksa ka folur për ndeshjen e nesërme ndaj Skënderbeut. Tekniku i kryeqytetasve, thekson se e presin mungesa të shumta ndaj korçarëve, megjithatë në këtë moment të sezonit nuk ka justifikime. Ndër të tjera, Shkëmbi e pranon se disa lojtarë nuk ia kanë dalë të përmbushin pritshmëritë.

Keni fituar ndeshjen e fazës së parë ndaj Skënderbeut- “Pavarësisht se kemi fituar ndeshjen e parë jemi të vetdijshëm për vështirësinë, jemi me pikë të barabartë dhe kjo tregon gjendjen tonë, por edhe meritën e kundërshtarëve”.

Imami? “E ka humbur këtë ndeshje, edhe Mihana është me temperaturë. Sofranac nuk është në gjendje optimale, por është një moment ku nuk ka justifikim dhe të japim mbi maksimumin për ta mbyllur me sukses këtë vit.

Gabimet që kemi bërë janë në vazhdimësi, është fati, mungesat por edhe paaftësia jonë. Vijmë në një moment që nuk, e kishim menduar, por nuk kemi pse e kthejmë kokën. Një fitore do të na bënte të ndiheshim më të qetë për të ardhmen”.

Jeni në presion pasi jeni ndërtuar për të tjera objektiva? “Në futboll ka gjithnjë presion, nuk mendoj se ky ekip është i ndërtuar për zonën e poshtme. Mendoj se nuk do të luftojmë për pjesën e poshtme të klasifikimit, por këtë mund ta arrijmë vetëm duke fituar në fushë se asgjë nuk arrihet me fjalë dhe dëshirë”.

Do konfirmohet portieri Simoni? “Nuk është çështje portieri, është e gjithë skuadra në përgjithësi. Me vjen mirë që kundër Vllazninsë që mund të ketë sulmin më të mirë të kampionatit, ia dolëm mirë”.

Rikthimi i Da Silvas në janar? “Lista e pritjes sonë është e gjatë pasi në shumë pak ndeshje e kemi pasur grupin e plotë. Shpresojmë që në vitin tjetër të jemi të plotë dhe jam i bindur se skuadra do të shprehet më mirë. Pas një minifaze lojtarët do të jenë më mirë”.

Ka lojtarë që iu kanë zhgënjyer? “Në futboll flasin rezultatet, kemi zhgënjyer të gjithë nisur nga unë i pari. Patjetër që ka edhe futbollistë që i mendonim ndryshe dhe kanë dalë ndryshe. Pas kësaj ndeshje mund të bëjmë edhe një analizë më të gjerë”, u shpreh Shkëmbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat