I bashkohet Gostivari

Futboll

I bashkohet Gostivari

Nga: K.G. Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 14:16
I bashkohet Gostivari

Futbollisti me përvojë, Muarem Muaremi, është anëtar i ri i skuadrës së Gostivarit, që garon në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut, grupi i Perëndimit. 

Muaremi ka qenë reprezentues i Maqedonisë për shumë vite po ashtu ka luajtur edhe në shtetet e jashtme.

Ai ka luajtur për Orduspor, Qarabag, Eskisehirspor, pastaj përsëri për Qarabag, në Aktobe dhe KF Flamurtari. Në Maqedoni për Rabotniçkin, Teteksin, Shkupin dhe Bregallnicën.

Gostivari aktualisht ka 17 pikë dhe ndodhet në vendin e gjashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat