Pioli e konfirmon mungesën e Ibrës

Futboll

Pioli e konfirmon mungesën e Ibrës

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 15:22
Pioli e konfirmon mungesën e Ibrës

Stefano Pioli ka konfirmuar se sulmuesi veteran, Zlatan Ibrahimovic do të mungojë në ndeshjen e Milanit ndaj Empolit nesër.

40-vjeçari do të mungojë për shkak të një lëndimi në gju, duke ia reduktuar kështu opsionet sulmuese Piolit.

Duke folur në konferencë për media para ndeshjes, trajneri italian tha se Ibrahimovic dhe Leao do të mungojnë.

”Ai nuk do të jetë nesër, do të rikthehet ndaj Romës. Ibrahimovic s’do të jetë nesër për shkak të një lëndimi në gju”, u shpreh trajneri i Milanit.

Rosonerët momentalisht gjenden në mesin e një krize lëndimesh, me gjashtë lojtarë që mungojnë.

Simon Kjaer, Davide Clabria, Ante Rebic, Leao, Pietro Pellegri dhe tani Ibrahimovic të gjithë janë të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat