Godin e mbyll me Cagliarin

Futboll

Godin e mbyll me Cagliarin

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 15:31
Godin e mbyll me Cagliarin

Diego Godín e mbyll përvojën e tij te Cagliari. E ka konfirmuar vetë futbollisti uruguaian, pas tensioneve të fundit mes futbollistëve dhe drejtuesve për shkak të rezultateve të dobëta.

Në një intervistë, Godin konfirmoi se në janar do t’i thotë lamtumirë klubit, ngjyrat e të cilit ka mbrojtur në dy sezonet e fundit, po pa dhënë më shumë informacion për destinacionin e tij të ardhshëm.

“Largohem nga Cagliari në janar. Ka përfunduar kjo etapë në karrierën time, pas problemeve të shumta këtu. Po kërkuar një destinacion të ri, pas 10 ditësh do të mund të flas për klubin tim të radhës”, – ka thënë Godín.

Nga fjalët e Godin kuptohet që praktikisht e ka mbyllur me Cagliarin dhe thjesht pret të negociojë shumën që do të përfitojë nga prishja e parakohshme e kontratës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat