Azpilicueta dëshiron të qëndroj te Chelsea

Futboll

Azpilicueta dëshiron të qëndroj te Chelsea

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 16:49
Azpilicueta

Mbrojtësi spanjoll Cezar Azpilicueta nuk dëshiron që të largohet nga Chelsea, pavarësisht interesimit serioz nga Barcelona, raporton “The Athletic”.

Kapiteni 32 vjeçar i Chelseat do të jetë pa kontratë në fund të këtij sezoni, por dëshiron që të rinovojë kontratën dhe ta vazhdojë të ardhmen e tij në “Stamford Bridge”, përcjell KosovaPress.

Në anën tjetër, gjigandi katalunas Barcelona është e interesuar që të nënshkruajë me Azpilicuetan si lojtarë të lirë në fund të këtij sezoni, dhe janë duke e monitoruar situatën e tij te Chelsea.

Që prej transferimit nga skuadra e Marseille te Chelsea, Azpilicueta ka arritur të bëjë 448 paraqitje për kampionin evropian, duke regjistruar 14 gola dhe 56 asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat