Godin: Pas 10 ditësh do të them gjithçka

Futboll

Godin: Pas 10 ditësh do të them gjithçka

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 18:20
Godin: Pas 10 ditësh do të them gjithçka

I përjashtuar nga ndeshja e kampionatit që do të luhet mbrëmjen e sotme kundër Juventus-it, Diego Godin po kalon një moment të vështirë në karrierën e tij.

Mbrojtësi i Cagliari-t është mes atyre që nuk bën më pjesë në projektin e kuqebluve. Në një intervistë të dhënë për Sport 890, uruguaiani ka deklaruar:

“Nuk mund të them shumë, natyrisht që do të largohem. Nuk ka patur as mungesë respekti, as mungesë profesionalizmi nga ana ime ose e Caceres. Janë çështje që kanë të bëjnë me kontratën dhe me aktualitetin e Cagliari-t, por që nuk lidhje me të sotmen, gjëra që ndodhin prej vitesh.

Prej një muaji kam rinovuar kontratën, duke ulur rrogën dhe me mundësinë për t’u larguar në janar. Pas dhjetë ditësh do të mund të flasim për një skuadër të re. Do të doja të thoja gjithçka që ka ndodhur me Cagliari-n, por nuk mund të flas. Kur të largohem nga klubi, gjë që do ta bëj, do të shpjegoj gjithçka”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat