Nuk ka shtyrje afati

Futboll

Nuk ka shtyrje afati

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 18:48
Nuk ka shtyrje afati

Nuk ka zgjatje kohe për shitjen e Salernitana, afati mbetet i caktuar në 31 dhjetor 2021.

Kjo është linja që del nga Këshilli Federal: nëse ofertat mbërrijnë brenda afatit që plotësojnë kërkesat e kërkuara, do të jepet 45 ditë shtyrje. Kështu që kanë mbetur edhe 10 ditë për shitjen e klubit: pas këtij afati pa oferta, klubi do të përjashtohej nga Seria A e cila do të vazhdonte me 19 skuadra…

“Për rastin Salernitana ose për raste të tjera të ardhshme, vlerësojmë mundësinë e një nisje nga liga bazë profesionale ose ndryshe Serie C”, u shpreh Gabriele Gravina, numri “1” i Federates.

“Ne nuk morëm asnjë rezolutë, thjesht u limitova në leximin e përmbajtjes së një akti noterial që parashikonte përjashtimin e Salernitana në rast mostransferimi të aksioneve.  Ata kerkuan dje një zgjatje e cila megjithatë nuk parashikohet në aktin noterial. Urojmë që Salernitana të gjejë blerës në dhjetë ditët e ardhshme përndryshe është akti noterial që flet qartë, megjithatë jam i bindur që në këto dhjetë ditë do të shpëtojne”.

“Nëse në 31 dhjetor nuk do të kishte blerës për Salernitana, a do të vazhdonte kampionati me 19 ekipe? Po”, tha Mario Beretta, këshilltar i Figc.

“Është e gjitha e parakohshme, e kuptoj shqetësimin e tifozëve të Salernitana-s, por ka rregulla dhe marrëveshje të shkruara. Ka vendime dhe ne nuk mund të derogojmë prej tyre. Ka edhe mrekulli, shpresojmë që të ndodhin”, tha presidenti i Shoqates se Trajnereve, Renzo Ulivieri, në fund të këshillit federal.

“Qëllimi, interesimi dhe vullneti do të ishte që të arrijmë në fund të kampionatit dhe të mos humbasim një klub. Zgjatja nuk mund të jetë e sigurt sepse do të nënkuptonte prishje të marrëveshjeve. FIGC nuk mund t’i marrë gjërat në duart e veta. Federata duhet të zbatojë rregullat”.

“Ka një proces në vazhdim që po hyn në fazën e tij vendimtare. Afati është caktuar për 31 dhjetor dhe nuk ka pronësi dhe mundësi ndërhyrjeje në këtë moment – fjalët e ish-presidentit të FIGC-së dhe tani komisionerit të Ligës Kombëtare Amatore Giancarlo Abete – Duhet të ketë ofertues dhe një vlerësim kur të arrijë një ofertë. Nuk do të ketë shtyrje afati nga Këshilli Federal".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat