Ndihmësi i Zidanes i sigurt

Futboll

Ndihmësi i Zidanes i sigurt

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 14:45
Ndihmësi i Zidanes i sigurt

Zinedine Zidane qëndron pushim prej muajit qershor, kur i dha fund aventurës së dytë si trajner i Real Madrid. Emri i francezit është lidhur me shumë klube, por pushimet nuk do të ndërpriten.

Në lidhje me këtë temë ka folur David Bettoni, ndihmësi i tij, i cili shprehet i bindur se Zizou do të rikthehet në pankinë në fund të sezonit.

“Nuk e di se cilin ekip do të drejtojë, nuk kemi folur rreth destinacionit të ardhshëm të tij. Zizou më ka thënë që kishte nevojë për një vit pushim.

Unë e njoh shumë mirë atë, e di që për momentin nuk e vret trurin fare, po shijon kohën e lirë me familjen dhe kur të jetë gati do të dëgjojë ofertat që ka marrë.

Të shohim se çfarë do ndodhë në fund të sezonit, mendoj se ai është i hapur për çdo gjë dhe do të vendosë bazuar në shumë faktorë”, deklaroi Bettoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat