Los Colchoneros pësojnë humbjen e katërt radhazi

Futboll

Los Colchoneros pësojnë humbjen e katërt radhazi

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 21:15
Los Colchoneros pësojnë humbjen e katërt radhazi

Atletico Madrid ka marrë humbjen e katërt radhazi në La Liga, teksa është mposhtur në transfertë me rezultatin 2-1 nga Granada. Në fakt, u duk një fillim i mbarë për të besuarit e trajnerit Diego Simeone duke qenë se kaluan në avantazh që në minutën e dytë me anë të Joao Felix.

Megjithatë, ky realizim nuk i impresionoi aspak vendasit të cilët ruajtën përqëndrimin dhe 15 minuta më pas vendosën edhe njëherë ekuilibrat me anë të Machis, teksa fraksioni i parë nuk solli më gola dhe u mbyll në barazimin 1-1. Ndërkohë, në të dytën, bardhekuqtë u shfaqën më kërkues me Joao Felix të cilit vetëm shtylla ia ndaloi festën për herë të dytë.

Por, në anën tjetër të fushës, Granada nuk fali në kundërsulm duke realizuar përmbysjen me anë të Molinës në minutën e 61. Në fakt, buzëqeshja e vendasve për një moment ngriu pasi goli u konsiderua në pozicion jashtë loje, megjithatë vetëm pas pak çastesh ishte VAR që korrigjoi vendimin e anësorit.

Në vazhdim, Atletico provoi të kundërpërgjigjej, por djemtë e Simeones duken në një krizë të thellë dhe kështu pësuan humbjen e katërt radhazi diçka që nuk i kishte ndodhur më parë trajnerit argjentinas. Pas këtij rezultati, Atletico Madrid renditet në vendin e pestë me 29 pikë, ndërsa Granada ngjitet në vendin e 18 me 22 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat