Gjysma e klubeve vihen pas tij

Futboll

Gjysma e klubeve vihen pas tij

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 12:23
Gjysma e klubeve vihen pas tij

Nëntë klube të Premier Ligës i kanë bërë pyetje Atletico Madridit mbi mundësitë e transferimit të Kieran Trippier.

31 vjeçari është përfolur me një rikthim në Angli në dritaret e fundit të transferimit, por skuadra e Diego Simeone vazhdimisht kërkoi që klauzola e tij e lirimit prej 60 milionë eurosh të paguhej plotësisht, duke shtyrë blerësit e mundshëm.

Megjithatë, nëntë klube të Premier Ligës po i mbajnë sytë tek Trippier, në rast se Atletico shfaq ndonjë dëshirë për ta shitur atë në afatin kalimtar të janarit.

Newcastle është i gatshëm t’i ofrojë mbrojtësit të djathtë kontratën më të madhe në historinë e klubit – me vlerë rreth 177 mijë euro në javë – në mënyrë që ta nënshkruajë atë, me trajnerin Eddie Howe një tifoz të madh të tij.

Klubi i fëmijërisë së Trippier, Manchester United – ka pyetur për disponueshmërinë e tij, ashtu si edhe ish-klubi Tottenham, raporton 90Min, transmeton Klankosova.tv.

Aston Villa, Crystal Palace, Everton dhe Wolves janë ndër skuadrat e tjera kryesore që po mbahen të informuar për të ardhmen e Trippier.

Reprezentuesi anglez u largua nga Tottenham për në Spanjë në verën e vitit 2019 për një tarifë fillestare prej 23 milionë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat