Chelsea përgatit ofertë për Dest

Futboll

Chelsea përgatit ofertë për Dest

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 13:52
Sergino Dest

Chelsea është duke konsideruar të bëjë ofertë për mbrojtësin e Barcelonës, Sergino Dest gjatë afatit të janarit.

Dest iu bashkua Barcelonës në vitin 2020 nga Ajax, me katalunasit që siguruan shërbimet në garë me Bayern Munich.

Pasi ishte titullar i padiskutueshëm nën urdhrat e Ronald Koeman, 21-vjeçari ka humbur pozitën në formacionin bazë të Xavit.

Sipas mediumit spanjoll “El Nacional”, Xavi preferon yjet si Oscar Mingueza, Ronald Araujo dhe Sergi Roberto në krahun e djathtë.

Raportohet se Barcelona është e hapur ta lejojë shitjen e Dest, me disa klube të interesuara, derisa Chelsea mund të bëjë ofertë në janar.

“Blutë” janë pa Ben Chilwell që do mungojë disa muaj shkaku i lëndimit në gju, derisa e shohin amerikanin si zëvendësuesi adekuat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat