Ku është Zvicra e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës në renditjen e FIFA-s?

Futboll

Ku është Zvicra e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës në renditjen e FIFA-s?

Nga: Kemajl Goca Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 15:34
Ku është Zvicra e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës në renditjen e FIFA-s?

Zvicra është prej kombëtareve më të fuqishme në botë. 

FIFA publikoi renditjen aktuale botërore pak para Krishtlindjeve. 

Zvicra qëndron në vend, nuk lëviz në renditje, gjë që mund të jetë e rëndësishme për ta në Kampionatit Botëror sa i përket shortit në grupe.

Zvicra mbetet në vendin e 13-të në renditjen botërore të FIFA-s.

“Nuk ka asnjë dhuratë për Krishtlindje nga FIFA për kombëtaren e Zvicrës. Në renditjen botërore të publikuar të enjten, Zvicra është në vendin e 13-të”, shkruan mes të tjera “Blick”.

Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Kastriot Imeri, Albian Ajeti, janë pjesë e Kombëtares së Zvicrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat