Shqiptari i Kosovës tundohet nga Barcelona

Futboll

Shqiptari i Kosovës tundohet nga Barcelona

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 17:22
Shqiptari i Kosovës tundohet nga Barcelona

Adnan Januzaj është në sezonin e fundit të kontratës me Real Sociedad dhe deri tani ka refuzuar të gjithë ofertat për rinovim, teksa nga një janari është i lirë të zgjedhë vetë të ardhmen dhe për këtë arsye ofertat nuk i mungojnë.

Disa klube deri më tani kanë shprehur interesim për mesfushorin shqiptar.

Ai mund të rikthehet edhe në Premierligë, raportohet se e kërkon West Ham United.

Një tjetër opsion është qëndrimi në Spanjë, pasi raportohet se e do Xavi në Barcelonë.

26-vjeçari do të jetë i lirë në qershor dhe çdo klub dëshiron të shfrytëzojë këtë mundësi për të marrë me zero euro.

Xavi e njeh shumë mirë Januzaj dhe po e vëzhgon edhe më shumë në paraqitjet e shqiptarit.

Një tjetër fakt që mund ta dërgojë Januzajn në Camp Nou është paga.

Januzaj aktualisht merr 1.8 milionë euro në sezon, derisa Barcelona që është në krizë të thellë financiare, pa asnjë problem mund t’i ofrojë pagë 3 milionë euro në sezon, diçka që do ta joshte shqiptarin që ta veshë fanellën e Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat