Odegaard flet pas largimit nga Reali: Ishte zgjidhja më e mirë

Futboll

Odegaard flet pas largimit nga Reali: Ishte zgjidhja më e mirë

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 00:02
Martin Odegaard

Pas disa viteve jo të mira, si duket mesfushori Martin Odegaard është përshtatur në mënyrë të mirë me skuadrën e Arsenalit.

Ylli norvegjez ka gjetur stabilitet te Arsenali nën urdhrat e trajnerit Mikel Arteta, tek i cili ka fituar besimin dhe vazhdimisht impresionon me paraqitje të mira.

Por kështu nuk ishte rasti i njëjtë edhe te Real Madridi, ku iu desh të luftoj çdo minutë që kishte në “Santiago Bernabeu”, por e kishte të vështirë të zëvendësoj njërin nga treshja Modric-Casemiro-Kross.

Si pasojë e kësaj, Odegaard dëshironte të largohej në kërkim të një minutazhe më të mirë, ku u transferua tek Arsenali, dhe tani ka folur për largimin e tij nga Real Madridi.

“Ndjehem sikur kam marrë vendimin e duhur duke pasur parasysh se si qëndronin gjërat te Reali. U transferova te ta kur isha 16 vjeç dhe tani ishte koha e duhur për mua që të shikojë drejt së ardhmen. Unë mendova që Arsenali do të jetë klubi më perfekt për mua”, tha Odegaard.

Momentalisht, Arsenali zë vendin e katërt në Premier Ligën angleze, katër pikë më shumë se vendi i pestë West Ham United, dhe gjashtë pikë larg vendit të tretë Chelseat. Gjigandi anglez Liverpool gjendet nëntë pikë larg “Topçinjëve”, kurse Manchester City i Guardiolas gjendet 12 pikë larg skuadrës së Mikel Artetas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat