Sulmon Kloppin me Guardiolën

Futboll

Sulmon Kloppin me Guardiolën

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 12:07
Sulmon Kloppin me Guardiolën

Në këtë periudhë të fundivitit kalendari i Premier League është shumë i ngjeshur. Skuadrat do të zbresin në fushë për të famshmen Boxing Day më datë 26 dhjetor, ndërsa më pas do të rikthehen të luajnë edhe më datë 28 e 30 dhjetor, ndërsa më datë 1, 2 dhe 3 janar janë sërish në fushë.

Ndaj, trajnerë si Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola janë ankuar teksa kanë mendjen te gjendja fizike e futbollistëve.

Por, ai që ka dalë në mbrojtje të kësaj tradite britanike është ish-presidenti i Crystal Palace, Simon Jordan i cili ka “sulmuar” Klopp dhe Guardiolën ndërsa është shprehur trajnerët e tjerë të Premier League ndjekin ata dy dhe se nëse nuk do të ishte për futbollin atëherë ata do të kishin përfunduar duke punuar për McDonalds.

“E keni harruar se jeni në Premier League? Fansave iu pëlqen kjo traditë dhe trajnerët nuk duhet të harrojnë se janë në Premier League edhe për ritmin që ky kampionat ka. Nëse nuk do të ishte kjo kërkesë e lartë, atëherë asnjë prej trajnerëve nuk do të fitonte miliona. Ata duhet ta dinë se nëse nuk do të ishte për futbollin atëherë do të përfundonin punëtorë të McDonalds.

Por, pjesa më e madhe e trajnerëve në Angli thjesht shkon pas ideve të Jurgen Klopp dhe Pep Guardiolës. Klopp thjesht duhet të zbatojë rregullat pasi  unë e di se pjesa më e madhe e lojtarëve duan t’i luajnë këto ndeshje”, u shpreh Jordan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat