Toli: Cara erdhi vetë te unë dhe fitoi me zgjuarsi penalltinë

Futboll

Toli: Cara erdhi vetë te unë dhe fitoi me zgjuarsi penalltinë

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 12:27
Toli: Cara erdhi vetë te unë dhe fitoi me zgjuarsi penalltinë

Ardit Toli është një nga titullarët e Tiranës që kryeson me meritë Abissnet Superioren, teksa edhe ndaj Partizanit tregoi gjithë cilësitë e tij më të mira. Pas ndeshjes mesfushori komentoi episodin e penalltisë së shkaktuar nga Cara dhe zbuloi rolin e tij të preferuar.

“Unë e mblodha shpejt këmbën dhe duket se kam prekur topin më përpara, pasi Cara erdhi vetë te unë dhe fitoi me zgjuarsi penalltinë. Unë nuk e preka, por arbitri pa diçka tjetër, megjithatë gjithçka kaloi.

Do më mbetej peng, por për fat të mirë Xhixha shënoi dhe fituam.

Dëmtimi i Ngo’o duket më i rëndë dhe shpresoj që të rikthehet sa më shpejt.

Seferi kishte diçka të lehtë dhe besoj që pas pushimit do të jetë rikuperuar plotësisht. Sa i përket pozicionit tim, unë preferoj atë të mbrojtësit të djathtë, por synim kam të jap maksimumin kudo ku të më aktivizojë trajneri. Për momentin po bëj mirë para mbrojtjes dhe më pëlqen ky rol”, deklaroi Ardit Toli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat