Nuk e ka ndërmend ta shesë

Futboll

Nuk e ka ndërmend ta shesë

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 13:23
Nuk e ka ndërmend ta shesë

United do të insistojë ta mbajë Pogbën në ‘Old Trafford’.

Paul Pogba është në vitin e fundit të kontratës me Manchester Unitedin, që deri më tani ka refuzuar të rinovojë kontratën me djajtë e kuq.

Për këtë, është raportuar që për të mos e humbur me parametra zero, United mund ta shesë në janar.

Por, mediat britanike raportojnë se Manchesteri nuk e ka ndërmend ta lërë të largohet mesfushorin francez, i cili që nga korriku e ka në tavolinë ofertën për rinovimin e kontratës.

Pogba ende s’e ka thënë fjalën e fundit dhe United po e pret një përgjigje përfundimtare.

Reali dhe PSG janë skuadrat favorite për ta rrëmbyer mesfushorin, nuk përjashtohet as një rikthim në Juventus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat