Ja si pozicionohen Messi e Ronaldo në listën e lojtarëve më të vlefshëm në botë

Futboll

Ja si pozicionohen Messi e Ronaldo në listën e lojtarëve më të vlefshëm në botë

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 00:54
Messi e Ronaldo

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo po shkojnë drejt përfundimit të karrierës së tyre të bujshme si futbollistë.

Dy yjet e futbollit shkëlqyen gjatë tërë kohës, duke e thënë fjalën vendimtare në fitimin e trofeve kolektiv dhe individual.

Megjithatë, me kohën, atyre ka filluar t’iu bie vlera, bazuar në sajtin e njohur, Transfermarkt.

Lionel Messi momentalisht vlen 60 milionë euro dhe renditet në vendin e 63-të.

Ndërkohë, Ronaldo është shumë më poshtë, teksa vlerësohet me 35 milionë euro dhe mban pozitën e 183 në botë, në sajtin Transfermarkt.

Messi e Ronaldo konsiderohen si dy prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat