Shala ballëlart, Tusha kokulur në Turqi

Futboll

Shala ballëlart, Tusha kokulur në Turqi

Nga: Kemajl Goca Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 16:28
Shala ballëlart, Tusha kokulur në Turqi

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Herolind Shala, i gëzohet fitores së Erzurum BB me rezultat 3:1 ndaj Denizlispor-it. 

Shala u paraqit 46 minuta, ndërsa Veton Tusha plot 59 minuta për Denizlispor-in.

Darri në minutën e 58-të kalon në epërsi mysafirët, por vendasit shpejt këndellen dhe përmbysin epërsinë e rivalit. 

Golat i shënuan Olanare (60’ e 64’) e Karakullukcu (79’).

Pas javës së 18-të në Ligën e Dytë të Turqisë, Erzurum BB është në vend të dytë me 36 pikë e Denizlispor i 18-ti me 16. Shala ballëlart, Tusha kokulur në Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat