Dilmen: Kam folur me Vedat Muriqin, por...

Futboll

Dilmen: Kam folur me Vedat Muriqin, por...

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 14:14
Dilmen: Kam folur me Vedat Muriqin, por...

Vedat Muriqi rezultoi një nga dështimet e merkatos për Lacion. Sulmuesi shqiptar nuk po arrin të përshtatet as në sezonin e tij të dytë në Serie A dhe e ardhmja me shumë mundësi do të jetë larg Italisë. Dëshira e madhe e “piratit” është të kthehet atje ku pati shkëlqimin më të madh, te Fenerbahçe, por për momentin në drejtim të tij ka ardhur vetëm një ofertë.

Ish-futbollisti i Fenerbahçes, Dilmen, është shprehur për “TRT Spor” se: “Kam folur me Vedat Muriqin. Dëshira e tij është të kthehet në Turqi, mundësisht me Fenerbahçen. Gjithsesi deri më tani ai ka marrë vetëm një ofertë nga Anglia. E kërkon Hull City”.

Klubi anglez luan në Championship, ku është duke lu.ftuar për mbijetesën. Objektiv të cilin prania e Muriqit në sulm mund ta bënte më të realizueshëm. Megjithatë pritet se të mësohet në janar se çfarë do të vendosë Muriqi së bashku me Igli Taren rreth të ardhmes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat