Kumbulla i pari në listën e largimeve

Futboll

Kumbulla i pari në listën e largimeve

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 15:48
Kumbulla i pari në listën e largimeve

Roma po mendon që tani për merkaton në mënyrë që të përforcojë ekipin për pjesën e mbetur të sezonit.

Megjithatë më përpara duhet të largojë disa lojtarë që nuk janë në planet e klubit.

Mes emrave që dëshirojnë largimin është dhe lojtari i kombëtares tonë, Marash Kumbulla.

Mbrojtësi erdhi me bujë nga Verona por deri më tani nuk ka arritur pritshmëritë, nisur dhe nga fakti që trajneri Zhose Murinjo nuk e preferon lojtarin.

Sipas mediave italiane përveç Kumbullës, janë dhe disa lojtarë të tjerë që dëshirojnë largimin. Borja Majoral dhe Karlez Perez janë disa nga emrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat