Pësoi arrest kardiak, vëllai i Maradonës ndahet nga jeta

Futboll

Pësoi arrest kardiak, vëllai i Maradonës ndahet nga jeta

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 14:38
Pësoi arrest kardiak, vëllai i Maradonës ndahet nga jeta

Hugo Maradona, vëllai i Diego Armando Maradonës, vdiq sot, më 28 dhjetor, nga arresti kardiak. Vdekja ka ndodhur në orën 11:50 të ditës së sotme. 52-vjeçari jetonte në zonën Flegrean, në Monte di Procida, në provincën e Napolit.

Hugo Maradona vdiq në shtëpinë e tij, teksa punonjësit shëndetësorë konstatuan faktin tragjik. E dhimbshme, sepse vdekja e Hugo vjen një vit pas ndarjes nga jeta të Diego Maradonës, saktësisht më 25 nëntor 2020 në Argjentinë. “Fanpage” ka qenë e para që e ka raportuar lajmin e hidhur.

Edhe ai iu përkushtua pasionit më të madh, futbollit, por nuk mundi t’i afrohej “Pibe de Oro”. Hugo e filloi karrierën e tij te Napoli, klub i cili e bleu në moshën 18-vjeçare, direkt pasi fitoi titullin kampion në Itali.

Më pas e huazoi argjentinasin tek Ascoli. Ai më vonë luajti në Spanjë te Rayo Vallecano dhe më pas në Austri e Japoni, përpara se të kthehej në Napoli, për t’iu përkushtuar futbollit të të rinjve si trajner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat