Coutinho drejt kthimit në Premier League

Futboll

Coutinho drejt kthimit në Premier League

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 15:45
Coutinho drejt kthimit në Premier League

Philippe Coutinho po përgatitet të rikthehet në Premier League. Javët e fundit ka pasur shumë thashetheme se agjentët e tij ndodhen në Angli për t’ia propozuar brazilianin, jashtë planeve të Barcelonës, klubeve të ndryshme atje.

Tani, “Daily Star” siguron se agjentët e mesfushorit ndodhen në Londër, në bisedë me drejtuesit e Arsenalit, për ta mbyllur marrëveshjen.

Coutinho ka qenë në tregun e transferimeve për disa kohë, jashtë projektit të Barcelonës me Koeman dhe Xavi.

Ai po kërkon një marrëveshje të re që mund t’i garantojë vazhdimësinë e performances në funksion të kombëtares dhe Botërorit të Katarit.

Arsenali duket i gatshëm t’ia japë atij këtë mundësi, duke e bërë kështu të kthehet në Premier League, ku kishte luajtur për 5 vite me fanellën e Liverpool-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat