Pogba drejt lamtumirës

Futboll

Pogba drejt lamtumirës

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 21:39
Pogba drejt lamtumirës

Tuttosport në stendat e gazetave sot bën një pasqyrë të së ardhmes së Paul Pogba, kontrata e të cilit me Manchester United skadon në verën e ardhshme.

Shanset që ai të qëndrojë janë shumë të pakta. Klubi britanik nuk po flet më për negociata dhe për momentin ka dy opsione jashtë vendit: Paris Saint-Germain dhe Real Madrid.

Hipoteza e Juventusit:

Në një transferim të lirë në verë, kostoja e kontratës reth 12 deri në 14 milionë euro mund të jetë penguese.

Sidoqoftë Juve nuk do të dëshironte të rriste shumën e pagave, kështu që do të nevojiteshin shitje të mëdha për të përballuar francezin. Dy që pritet të shiten janë Arthur Melo dhe Aaron Ramsey.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat