Onix do ta ndryshojë emrin në vitin 2022

Futboll

Onix do ta ndryshojë emrin në vitin 2022

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 12:43
Onix do ta ndryshojë emrin në vitin 2022

Klubi Onix nuk do të mbajë më këtë emër, pasi ata  do të quhen FC Phoenix nga viti i ardhshëm.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i skuadrës, Ado Ferati për Radio WEST gjatë një interviste dhënë për këtë medium.

Onix renditet në pozitën e tretë në grupin A të Ligës së Parë. Skuadra nga Dukagjini bën pjesë edhe në Kupën e Kosovës ku do të përballet me KEK-un.

Phoenix ka synime të qarta për futjen në Superligë.

Kapiteni i skuadrës, Enis Miranaj ka konfirmuar në të njëjtin emision se skuadra do të udhëtoj në janar për përgatitje në Shqipëri dhe presin formë të lartë në pranverë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat