Gaboi te goli i epërsisë

Futboll

Gaboi te goli i epërsisë

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 16:53
Gaboi te goli i epërsisë

Ralf Rangnick i ka hedhur poshtë kritikat drejtuar dy qendërmbrojtësve të tij kryesorë, Harry Maguire dhe Raphael Varane, duke thënë se përqendrimi duhet të jetë në përmirësimin e Manchester Unitedit si ekip e jo në individë.

Varane, i cili u rikthye pas një mungese prej 10 ndeshjeve shkaku i lëndimit, gaboi te goli i epërsisë së Newcastle kundër Unitedit në barazimin 1:1 në St James’ Park të hënën, duke e humbur topin para se Allan Saint-Maximin të shënonte për ekipin vendas.

Maguire bëri paraqitje të dobët, po ashtu, veçanërisht në pjesën e parë.

Pas ndeshjes, legjenda e Unitedit Gary Neville e kritikoi ashpër Unitedin për paraqitjen në pjesën e parë dhe tha për Maguire se ai nuk është kapiten i vërtetë.

Duke folur para ndeshjes të së enjtes kundër Burnley të enjten në Old Trafford, trajneri i përkohshëm i Unitedit Rangnick i mbrojti nga kritikat dy mbrojtësit e vet kryesor dhe tha se ekipi i tij duhet të përmirësohet kolektivisht.

“Raphael nuk ka luajtur që pesë apo gjashtë javë dhe madje edhe para ndeshjes me Tottenhamin, ai ishte i lënduar”, tha Rangnick.

“Ai gaboi te goli i parë që e pranuam. Por përveç atij gabimi, ai luajti mirë. Nuk them se ai ishte i shkëlqyer, njëlloj edhe Harry, por ata ishin në rregull”, theksoi ai.

“Nuk ka kuptim të flasësh për paraqitjen individuale të lojtarëve. Ne duhet të përmirësohemi si ekip”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat