Elmas rezulton pozitiv me COVID-19

Futboll

Elmas rezulton pozitiv me COVID-19

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 11:06
Elmas rezulton pozitiv me COVID-19

Napoli ka konfirmuar se mesfushori i tyre, Elif Elmas ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e klubit, përmes një njoftimi në “Twitter”.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, u infektua me COVID pasi bëri një test në Maqedoni para se të kthehej në Itali.

Klubi konfirmon se Elmas është i vaksinuar dhe pa simptoma dhe tani do të izolohet shtëpi.

“Elif Elmas ka rezultuar pozitiv për COVID-19 pasi bëri një test PCR në Maqedoni mbrëmë para se të kthehej në Itali. Lojtari, i cili është i vaksinuar dhe pa simptoma, tani do të izolohet në shtëpi”, thuhet në njoftimin e klubit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat