Morata te Barcelona, Icardi te Juventusi

Futboll

Morata te Barcelona, Icardi te Juventusi

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 20:28
Alvaro Morata

Trajneri i Barcelonës, Xavi, kërkon të sjellë Alvaro Moratan në merkaton e janarit.

Juventusi sigurisht që nuk do ta blejë Moratan për 50 milionë euro, ndaj është gati ta lirojë në janar nëse sjell një zëvendësues.

Informacioni i fundit nga Spanja është se Morata tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me Barcelonën dhe po pret “dritën jeshile” për t’u transferuar në Camp Nou.

Me një transferim të tillë do të mjaftohej edhe Atletico Madrid, i cili do të merrte para që do t’i përdorte për të plotësuar transferimin e Antoine Griezmann nga Barça.

Juventusi është në negociata të avancuara me Icardin dhe e sheh atë si një zëvendësues ideal të Moratas, teksa rgjentinasi mund të vijë si huazim nga PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat