Fëmijëria tronditëse: Më drejtuan pistoletën në kokë, mendonin se...

Futboll

Fëmijëria tronditëse: Më drejtuan pistoletën në kokë, mendonin se...

Më: 1 janar 2022 Në ora: 00:43
Richarlison

Gola, asiste dhe ndonjë të kuq, sa për të theksuar se përveç klasit ka edhe një karakter pak të zjarrtë. Një gjë normale, nga ana tjetër, që Richarlison të jetë pak i “ndezur” dhe që në Brazil e quanin “Banditi”.

Ata, që si ai, lindin në një favela ku një nga pak mjetet për të mbijetuar është trafiku i drogës, e di se duhet të jetë gjithmonë gati të mbrohet me çdo mjet.

Jeta nga ato anë është e komplikuar dhe problemet vijnë edhe kur kërkon t’i shmangësh.

Futbollisti i Everton ka rrëfyer për AS një futje në fushë në zonën e një narkotrafinakti që ka rrezikuar të përfundonte në tragjedi.

“Fëmijëria ime ka qenë shumë e varfër, kam lindur në një qytet në veri të shtetit të Espírito Santo, në juglindje të Brazilit. Është një qytet i vogël, ku shumë njerëz punon në fusha dhe ka shumë varfëri. Që në moshë të vogël mbaj mend se shihja babanë tim të punonte gjithë ditën për të paguar faturat dhe çdo muaj ishte e vështirë të kishim para për gjërat më të vogla, edhe pse ai sforcohej”, ka thënë Richarlison.

“Shumë shpejt kam filluar të punoj edhe unë për të ndihmuar, shisja karamele, akullore dhe kur isha adoleshent kam mbledhur edhe kafe me gjyshin tim. Unë dhe vëllezërit e mia jetonim në një zonë të rrezikshme, kam parë shumë gjëra të këqija si drogë dhe dhunë.

“Ka qenë shumë e vështirë, por kisha engjëjt e mi mbrojtës që më kanë mbajtur gjithmonë në rrugën e duhur. Shumë nga miqtë e mi të fëmijërisë nuk kanë patur të njëjtin fat, disa kanë përfunduar në botën e drogës dhe të tjerë kanë vdekur.

“Megjithatë, falë Zotit dhe njerëzve që më kanë ndihmuar jam bërë një futbollist, që ka qenë gjithmonë ëndrra ime edhe për t’i dhënë një jetë më të mirë familjes. Ndihem një i privilegjuar dhe me fat, sepse gjërat mund të kishin përfunduar ndryshe”.

Si? Në mënyrën më të keqe, për shkak të një situatë shumë të keqe në të cilën është ndodhur…

PISTOLETA – Një takim me një narkotrafikant që mendonte se i riu Richarlison po i vidhte punën. “Po kthehsha nga shkolla me miqtë e mi dhe një person mendonte se po shisja drogë në zonën e tij. Më ka drejtuar pistoletën në kokë dhe më ka kërcënuar, por falë Zotit kam patur qetësinë për t’i shpjeguar se po shkoja në fushën e futbollit dhe se nuk shisja dhe nuk përdorja drogë”, ka thënë Richarlison.

“Donin të më qëllonin, por futbolli më ka shpëtuar jetën. Më ka lënë të shkoja, por kam qenë shumë i frikësuar. Tani e kam të lehtë të flas, por është një gjë që ka shënjuar fëmijërinë time dhe më ka shtyrë të kërkoja një rrugë të ndryshme nga ajo e shokëve të mi”.

Histori që për fat kanë lidhje me një të kaluar shumë të largët. Richarlison ka bërë hapin e madh drejt Premier League dhe ndihmon familjen e tij me paratë që fiton në Europë. Mision më se i realizuar. Dhe tani, “banditi”,fatmirësisht, shihet vetëm në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat