Tifozët i bëjnë dhuratën speciale

Futboll

Tifozët i bëjnë dhuratën speciale

Më: 1 janar 2022 Në ora: 12:32
Tifozët i bëjnë dhuratën speciale

Aleks Ferguson tashmë është 80 vjeç. Trajneri legjendar i Mançester Junajtid fiku qirinjtë dhe mori shumë urime nga ish-lojtarë të tij, por jo vetëm. 

Tifozët e “Djajve të Kuq”, menduan diçka vërtet speciale.

Me një banderolë gjigante ata i uruan 80 vjetorin Fergusonit, gjë që bëri shumë bujë nëpër rrjetet sociale.

Lidhja e ish-trajnerit me tifozët vazhdon të ngelet shumë e fortë, sepse ai ishte ideatori i një prej skuadrave më të forta të historisë së futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat