Haaland shuan dilemat

Futboll

Haaland shuan dilemat

Më: 1 janar 2022 Në ora: 13:00
Haaland shuan dilemat

Erling Haaland zgjedh Spanjën për të vijuar karrierën. Lajmin e bën të ditur e përditshmja spanjolle “AS”, e cila raporton se sulmuesi norvegjez ka zbuluar për disa fansa të tij vendimin për të vijuar karrierën në Spanjë.

Gjiganti norvegjez është duke kaluar pushimet në Marbella dhe disa tifozë spanjollë kanë përfituar nga rasti për t’i marrë autograf e mbi të gjitha, për ta pyetur për të ardhmen e tij.

“Do të luaj këtu, në Spanjë”, mësohet t’u ketë thënë Haaland tifozëve të tij, teksa tashmë mbetet të mësohet nëse destinacioni i tij do të jetë Reali i Madridit apo Barcelona, të dy klube që nuk e kanë fshehur interesin e tyre për bomberin norvegjez.

Haaland mbylli një vit fantastik me fanellën e Borussias së Dortmundit dhe në fund të sezonit pritet të transferohet në Spanjë, por ai që nuk ndryshon është ekrani ku do të mund të ndiqni performancat e tij, pasi mbetet në SuperSport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat