Fillon ndeshja hapëse e vitit 2022 në Premier Ligë mes Arsenalit dhe Manchester Cityt

Futboll

Fillon ndeshja hapëse e vitit 2022 në Premier Ligë mes Arsenalit dhe Manchester Cityt

Më: 1 janar 2022 Në ora: 13:30
Ilustrim

​Tanimë ka filluar derbi i Premier Ligës angleze mes Arsenalit dhe kampionit aktual Manchester Cityt, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 21 dhe hapëse për vitin 2022.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë 15 pikë, ku Manchester City zë vendin e parë në tabelë me 50 pikë, krahas Arsenalit që renditet i katërti me 35 pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat kanë mungesa të lojtarëve, ku për Mikel Artetan nuk do të paraqiten Aubameyang, Kolasinac dhe Chambers, kurse Pep Guardiola nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Foden, Delap, Mendy dhe Stones.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Arsenal (4-2-3-1): Ramsdale; Tomiyasu, White, Gabriel, Tierney; Partey, Xhaka; Saka, Odegaard, Martinelli; Lacazette

Manchester City (4-3-3): Ederson; Ake, Laporte, Dias, Cancelo; Silva, Rodri, De Bruyne; Sterling, Gabriel Jesus, Mahrez

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat